|

Mirë se
erdhët në sitin R.z.m. të Mesinës.
R.z.m.-ja (Rini e zjarrtë marjane) e Mesinës
ka dashur të krijojë këtë sit
për qëllim ungjillëzimi! NUK ka qëllime
fitimi!
Një aventurë lind sepse është e
menduar prej Zotit, rritet sepse është e
ndihmuar, e nxitur, e penguar, e dashur, e buruar
nga lutja…
Siti
messinagam.it i përket Zotit dhe Nënës
Qiellore dhe gjithë atyre që e kanë përcjellë në rrugën
që Ata kanë përshkuar.
Lëvizja falënderon të gjithë ata
që e ndihmojnë dhe do të ndihmojnë që siti
të prodhojë rezultate të mira!!! Faleminderit
pë vizitën tënde!!!
Historia e muajit
Gusht....
Kam dhuruar Malin e Bardhë
Përgatiti në shqip: Nikolin Sh. Lëmezhi
Kur ua tregova episodin miqve,
të gjithë e
kanë gjykuar se isha sjellur si budalla. S’ka
gjë. Kishte ndodhur edhe herë të tjera.
E do të ndodhë akoma. Porse, kësaj
radhe, ndihesha Brenda meje i kënaqur për
faktin se kisha qenë budalla.
Paraqitem tek aeroporti paksa përpara kohe dhe
ia dal të marr një vend për ata që nuk
pinë duhan e, mbi të gjitha, afër
dritares. Ngjitem mbi DC 9, kontrolloj: po, vendi
im është pikërisht ky: 8 E. Një vend
vëzhgimi i mrekullueshëm, jo i trazuar
nga krahu i avionit. Udhëtimi parashikonte kalimin
mbi Alpe, përfshirë Malin e Bardhë.
Do të jetë një spektakël sensacional.
Dukej sikur edhe makina ime fotografike po ziente
nga paduresa. Befasisht, një dorë e ashpër
mbi shpatull më shkund nga soditja. Një zonjë e
madhe, që belbëzon një gjermanishte
të ashpër, më urdhëron rreptësisht
që të ndërroj vend. Më paraqet
nën hundë biletën e saj. Ia hedh një sy:
8 C = aisle (korridor). Padyshim, duhet të ulet
ajo mbi poltronën që është në anë të korridorit.
Ndërsa ajo ngulmon që të sistemohet
përkrah dritares. Më vjen dëshira
ta ftoj zonjën të studjojë pak anglisht.
Kështu do të mësojë se "window" do
të thotë dritare (ana ime), e "aisle" korridor
(ana e saj). Më vjen dëshira të thërras
ndërhyrjen e hostess. Por, befasisht, më vjen
edhe dëshira të jem budalla, të konsiderohem
si i marrë. Dhe është ajo që fiton.
E lë vendin tim dhe rehatohem në atë që nuk
më pëlqen, pa murmuruar, madje duke dhuruar
një buzëqeshje, e cila nuk më shkëmbehet,
natyrisht.
Kur fillojnë të bien në sy majat e
maleve, dhe komandanti fton të admirohet vargu
I Malit të Bardhë, armiku im "pushtues" shkrep
vazhdimisht dhjetëra foto, gati me zemërim.
Ndërkohë që ndërpret, mbështet
kokën e madhe tek dritarja, sikur të dëshironte
të më ndalojë edhe shikimin më të vogël
të kaltërsisë, grimcën më të vogël
të dëborës, fragmentin më të vogël
të akullnajave.
Por unë, që kisha vendosur, pa u penduar,
që të bëhesha budalla deri në fund,
qiellin e kisha brenda vetes. Provoja një ndjenjë mirëqenieje
dhe paqeje të thellë, një kënaqje
të dëshiruar. Në pamje të jashtme
kishte fituar arroganca. Drejtësia ishte shkelur
nga padrejtësia. Arroganca prej fshatari të paedukuar
kishte kryesuar. Më kishin vjedhur Malin e Bardhë.
Porse, unë, nuk ndihesha aspak i mundur. Në të kundërtën,
mendoja se si është më mirë të më japë të drejtë Ungjilli
sesa një biletë e mjerë që mban
të shtypur E = window. Nuk ishte zonja e paedukatë që ma
vodhi Malin e Bardhë. Ia kisha dhuruar unë asaj.
Unë isha më i pasur se ajo.
Mik! Mos prit që të jenë dinakët,
arrogantët, prepotentët, që të bëjnë paqe.
Paqen, nëse më beson, e bëjnë të çiltërit,
budallenjtë – ata që janë të marrë sipas
mentalitetit të kohës -. Ose më mirë,
ata që janë të aftë të spostohen
një gjysëm metre për t’i dhuruar
pak kaltërsi atij që e ka fytyrën
jo shumë simpatike. Nuk është gjest
frikacakësh, të dobëtish; për
ta kryer duhet të jesh i fortë.
«
Lum pajtuesit, sepse do të quhen bijtë e
Hyjit» (Mateu 5, 9).
(Alessandro Pronzato)
|