
Përgatiti: Nikolin Sh. Lëmezhi
Njëra prej devocioneve
më të përhapura, dhe jo vetëm falë ndikimit
të manastireve benediktine, është Kryqi
i Shën Benediktit, kryesisht në formën
më të zakonshme si medalje. Do të paraqesim
shkurtimisht domethënien e tij dhe do të tregojmë historinë e
tij, që të përhapim edhe në Shqipëri
këtë realitet shpirtëror kaq të çmuar
e me vlerë për shumë shpirtra.
Dëshiroj të falënderoj nga zemra Zotin
që më ka bërë të takohem me
vëlla Arbenin, i cili më ka nxitur që të përgatis
historikun e Medaljes dhe të Kryqit të Shën
Benediktit.
Medalja paraqet, në njërën anë,
imazhin e Shenjtit Patriark, e mbi tjetrën, një Kryq,
brenda dhe rreth të cilit gjenden shkronjat nistore
të një lutjeje apo ekzorçizmi (dëbim
i djallit), që thotë kështu (në latinisht
e në shqip).
Crux Sancti Patris Benedicti
Kryqi i Shenjtit Atë Benedikt
Crux Sacra Sit Mihi Lux
Kryqi i Shenjtë qoftë drita ime!
Non Draco Sit Mihi Dux
Mos qoftë djalli udhëheqësi im!
Vade Retro Satana
Kthehu prapa, Shejtan!
Numquam Suade Mibi Vana
Mos më tërhiq në kotësi!
Sunt Mala Quae Libas
Pijet e tua janë të këqija!
Ipse Venena Bibas
Pije ti vetë helmin tënd!
Siç mund të vlerësohet nga shkronjat
nistore të shpërndara në Kryq, ky është gjithmonë i
shoqëruar nga teksti i lutjes dhe njëkohësisht është një ndihmë për
recitimin e saj. Teksti latin, kompozohet, pas titullit "Crux
Sancti Patris Benedicti (C.S.P.B.)", me tri vargjet
që përmbledhin një thirrje ndaj Kryqit
të Shenjtë, me dëshirën përgjëruese
që ta kemi si udhëheqje dhe mbështetje,
dhe shprehjen refuzuese ndaj Shejtanit, të cilit
i urdhërohet të largohet – me fjalët
e Jezusit, kur qe tunduar prej tij (Mt. 4, 10) -, duke
shfaqur se nuk do t’i dëgjojë sugjerimet
e tij, sepse çka ai ofron është e
keqe. Është një shpallje e vërtetë feje
dhe dashurie ndaj Krishtit, përveçse edhe
një mohim i të keqit.
Ky shpjegim është vetëm një sintezë,
që më vonë, me ndihmën dhe dritën
e Shpirtit Shenjt, mund të zgjerohet akoma më shumë,
por për momentin besoj se mund ta shuajë sadopak
etjen e atyre që kërkojnë përshpirtërinë e
vërtetë.
Më në fund, uroj nga zemra që secili
besimtar që ta marrë në dorë këtë tekst,
të fitojë në të njëjtën
kohë hire shpirtërore gjatë kësaj
jete, qëndrueshmërinë në fe dhe
fitoren përfundimtare për të gëzuar
përjetësisht lumturinë dhe galdimin
e të gjithë të shenjtëruarve. Amen.
Alleluia!
Shkodër, më 26. 05. 2010

|